Kisha e Reformuar Durrës është një bashkësi besimtarësh të Krishterë të cilët duan, adhurojnë dhe i shërbejnë Perëndisë Triune në emër të Zotit Jezus Krisht pasi ishte Ai i pari që na deshi ne. Për këtë arsye ne ekzistojmë për lavdinë e Perëndisë dhe për të ofruar dhe shtrirë fuqinë transformuese të Ungjillit të Perëndisë në këtë qytet dhe kudo. Ne jemi një Kishë e Krishterë, Ungjillore apo Protestante e Reformuar.